Gjithçka nisi si një tubim paqësor kundër ndërtimit të HEC-ve, por përfundoi në me një dhunë të paprecedentë nga policia.
Me pankarta, shumë paqësore, jo agresive, banorët vijuan për rreth 2 orë tubimin e tyre, derisa u shpërndanë me forcë nga efektivët, të cilët ishin të shumtë në numër krahasuar me banorët.
Gjatë tubimit nuk munguan as civilët, ku veprimi i ‘dy individëve misteriozë’, u vu re nga fax ëeb dhe kërkoi të dijë kush dhe pse po kërkojnë që të shpërndajnë turmën e banorëve.
Në vend të një përgjigje, gazetarja u refuzua me dhunë, duke u shtyrë nga efektivët civilë, ndërkohë që urdhëronin punonjësit e policisë që të shoqëronin qytetarët, të cilët po protestonin në mënyrë të ligjshme, siç edhe deklaruan.
Bëhet fjalë për Krenar Gjokutaj, drejtor i forcave të posaçme të “Shqiponjave” si dhe Mynyr Muça, shef i Rendit tek komisariati numër 2.
Dhuna e paprecedentë e policisë ndaj qytetarëve që protestojnë, me pretendimin se po shpërndajnë turmën si pasojë e masave të ndërmarra kundër COVID-19, është bërë e shumë e zakonshme, ndërkohë që nuk respektohen as të drejtat minimale të Njeriut.
