Categories: Uncategorized

Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia zbardh detaje nga çifti rus

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar mbrëmë dy shtetas rus, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.

Në raportin 24 orësh, policia konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 të mëngjesit, ndërsa vetura me të cilën po udhëtonin e që ishte me targa të Malit të Zi, u është konfiskuar.

Të lidhura

None found

“Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, dje Burimet e Klan Kosovës, kanë treguar se Igor K. dhe Marina V. janë dy shtetasit rus që po bartnin me vete edhe disa paisje të dyshimta në veturë, të cilat kanë lidhje me fushën e sigurisë.

Siç mund ta vërehet edhe në foto, Igor K, njëri nga të arrestuarit është me veshje ushtarake, çka po dyshohet që ka përgatitje ushtarake.

Ndryshe, strukturat e sigurisë kosovare shumë shpesh po kanë telashe me shtetasit rus në Kosovë.

Vetëm para pak ditëve u raportua për disa të tjerë që po qëndrojnë në vend, e që po planifikojnë trazira në qytetin e Prizrenit.

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa lekë do të shitet një litër

Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e naftës dhe të benzinës. Kështu nafta është ulur me dy…

2 minutes ago

Mbipopullimi në burgjet e Maqedonisë rikthen debatin për amnistinë

Burgjet në Maqedoni po përballen me mbipopullim, gjë që ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e zbatimit më të…

4 minutes ago

Petrit Malaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë lidhja mes dy vendeve

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit…

4 minutes ago

Jahjaga: Deri kur vrasja e grave do të shihet vetëm si një tragjedi tjetër?

Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën. Jahjaga, ka…

14 minutes ago

Pensilvani, 9 të vrarë nga një person i armatosur që u vetëvra pas disa orësh shkëmbimi zjarri me policinë

Nëntë persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, pasi një person hapi zjarr në një banesë…

16 minutes ago

Dy rastet që kanë rikthyer debatin për dënimin me vdekje në SHBA: nga mbijetesa pas injeksionit te ekzekutimi i mundshëm para publikut

Dy raste në Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer debatin mbi dënimin me vdekje: rasti i Christa Pike, e cila raportohet…

16 minutes ago