Categories: maqedoni

Mbipopullimi në burgjet e Maqedonisë rikthen debatin për amnistinë

Numri i të burgosurve në disa institucione korrektuese të Maqedonisë ka tejkaluar kapacitetet e tyre. Kjo gjendje ka sjellë sërish në vëmendje zgjerimin e masave alternative dhe mundësinë e amnistisë për kategori të caktuara të personave të dënuar.

Të lidhura

None found

Të dhënat e publikuara nga “360 gradë” tregojnë se Institucioni Korrektues i Idrizovës ka 1.296 të burgosur, ndërsa kapaciteti i tij është 1.187 vende. Në burgun e Shtipit ndodhen 211 të dënuar për 139 vende, kurse institucioni në Prilep strehon 134 persona, megjithëse ka vend për 108.

Drejtori i Institucionit Korrektues të Idrizovës, Zoran Jovanovski, thotë se shtimi i të burgosurve rrit edhe shpenzimet për akomodim, ushqim, ujë dhe energji elektrike. Ai njoftoi se autoriteteve përkatëse do t’u dorëzohen analiza mbi ndikimin e mundshëm të një amnistie.

Sipas Jovanovskit, një amnisti e re për vepra të caktuara penale do të ndihmonte në uljen e numrit të të burgosurve, por vendimi për këtë u takon politikanëve, siç u shpreh ai për “360 gradë”.

Si zgjidhje e mundshme afatgjatë përmendet edhe zbatimi më i gjerë i sanksioneve alternative. Mes tyre është masa e provës, e cila u lejon personave të dënuar të qëndrojnë në liri nën mbikëqyrje, duke përmbushur detyrimet që caktojnë institucionet kompetente.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

4 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

4 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

5 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

5 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

5 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

6 hours ago