Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Livoç të Gjilanit dhe tronditi opinionin publik në Kosovë.
None found
Sipas saj, vrasja e grave nuk mund të konsiderohet thjesht si një dramë individuale apo si çështje private brenda familjes.
Jahjaga ka theksuar se përballja me dhunën është përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë dhe institucioneve, të cilat duhet të sfidojnë mentalitetet që e bëjnë dhunën të duket normale, heshtjen që e toleron atë dhe çdo tentativë për ta arsyetuar apo zvogëluar rëndësinë e saj.
“Sa jetë të tjera duhet të humbin që dhuna ndaj grave të mos trajtohet më vetëm si një tragjedi e radhës? Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Gjilan na ka tronditur thellë, por përtej dhimbjes duhet të përballemi me realitetin e hidhur të një shoqërie ku gratë ende humbin jetën nga njerëzit pranë të cilëve duhet të ndihen të mbrojtura. Asnjë grua nuk duhet të jetojë nën frikën se mund të vritet dhe askush nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën për të jetuar e lirë, e sigurt dhe me dinjitet”, ka shkruar ajo.
Ish-shefja e shtetit u ka përcjellë ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.
V.R. dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, N.B., dhe vëllain e saj, E.R., ndërsa plagosi edhe axhën e viktimave.
Pas ngjarjes, i dyshuari është dorëzuar në Polici.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun…
Pesë persona u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda një rezidence në Gjeorgjia të SHBA-së, ditën e djeshme. [...]…
Stuhitë e fuqishme që goditën Italinë gjatë natës shkaktuan përmbytje të mëdha, dëme materiale dhe situata të rrezikshme për banorët.…
Nëntë persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, pasi një person hapi zjarr në një banesë…
Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e naftës dhe të benzinës. Kështu nafta është ulur me dy…
Nëntë persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, pasi një person hapi zjarr në një banesë…