Ruajtja e të drejtave të shqiptarëve, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve do të jenë ndër drejtimet kryesore të mandatit të ardhshëm.
None found
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Petrit Malaj, ka paraqitur përpara Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme objektivat që do të udhëheqin angazhimin e tij diplomatik në vijim.
Gjatë prezantimit, Malaj deklaroi se puna e tij do të mbështetet te një diplomaci aktive, konkrete dhe institucionale, e orientuar drejt forcimit të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe garantimit të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje.
Ai vuri në dukje se zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përmbushja e standardeve evropiane do të jenë udhërrëfyes të rëndësishëm për misionin e tij diplomatik.
Sipas ambasadorit, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë një rol të rëndësishëm si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në stabilitetin, bashkëjetesën dhe integrimin euroatlantik të rajonit.
Malaj shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për Kosovën, me të cilën, siç tha, ka ndërtuar një raport të veçantë në aspektin profesional dhe njerëzor.
Diplomati theksoi se Kosova do të vijojë të ketë një vend të rëndësishëm në jetën e tij, ndërsa marrëdhëniet vëllazërore dhe miqësitë e krijuara do ta shoqërojnë edhe gjatë etapave të ardhshme të karrierës së tij diplomatike.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…