Temperaturat nën zero, si pritet të nisë java

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë pë reshje janë të pakta duke bërë që të rikthehet sërish moti i thatë pas një dite me reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 05ºC, në zonat e ulëta nga 00ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 12ºC.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor me forcë valëzimi 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rëniee të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -7ºC deri në 03ºC dhe në zonat e ulëta nga -3ºC në 04ºC.


Shtuar 20.01.2020 07:18