Temperaturat do pësojnë rritje, mësoni si do të jetë moti nesër

Shërbimi meterologjik ushtarak njofton se dita e nesërme do të jetë e karakterizuar nga mot i kthjellët, kryesisht në bregdet dhe me vranësira të kalimtare në male.

Sipas SHMU temperaturat do të pësojnë rritje në mesditë, ndërsa do të variojnë gjatë gjithë ditës nga 31 në 35 gradë celsius.

“Vendi po kalon një pasdite me mot të kthjellët dhe erë veriperëndimore e cila kryesisht në bregdetin jugor do të jetë më e vrullshme.

Ditën e premte përgjithisht do të ketë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në male.

Era do të fryjë veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë. Temperaturat do të pësojnë rritje në mesditë.

zonat malore 15°C deri në 31°C

zonat e ulëta 18°C deri në 35°C

zonat bregdetare 20°C deri në 34°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!” njofton SHMU.


Shtuar 20.08.2020 14:18