Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku u raportua se kishte dhe të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë të Shkodrës, ndërkohë policia sqaron se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet.

Mësohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit mes dy personave ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.


Shtuar 12.02.2020 14:19