Të shtëna me armë pas mesnate në Vlorë, përfundon te Trauma 18 vjeçari

Një 18 vjeçar ka mbetur i plagosur mesnatën e kaluar në qytetin e Vlorës, teksa mësohet së është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia njofton se plagosja erdhi pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe ka nisur puna për kërkimin dhe shoqërimin e tij.

Njoftimi paraprak:

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.08.2020 08:00