Categories: Uncategorized

Të rrezikshme për shëndetin, kompania e palicensuar bën asgjesimin e mbetjeve spitalore (VIDEO)

Spitali i Durrësit transportin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve, të paktën deri në muajin maj të këtij viti, duket se ja ka besuar MEDI –TEL shpk.

Kjo kompani që ushtron aktivitetin e saj në fshatin Mëzez të Tiranës merr përsipër të transportojë dhe asgjësojë përmes diegjes pjesë të trupit dhe organeve, qese dhe konservues gjaku, medikamente citostatikë dhe citotoksikë. Kompania nuk eshtë e pajisur me leje mjedisore te tipit A për incenerimin e mbetjeve të rrezikshme.

Pavarësisht këtij fakti vetëm në një prej buletineve të Agjencisë së Prokurimeve Publike të janarit të këtij viti publikohen tre kontrata lidhur mes MEDI-TEL dhe spitalit të Durrësit. Përkatësisht më 20 maj, 6 gusht dhe 5 dhjetor të vitit të shkuar.

Në dokument saktësohet se kontrata bazohet në një marrëveshje nënshkruar mes spitalit rajonal dhe kompanisë private më 14 maj të vitit 2019. Kushtet sipas kësaj marrëveshje janë përcaktuar me afat 12 muaj dhe vlerë totale shtatë milion e shatëqind e nëntëdhjetë mijë lekë pa TVSH, vetëm për nevojat e vitit 2019.

Ndonëse MEDI-TEL nuk ka të përfshirë në lejen që disponon asnjë prej kodeve të parashikuara në Kodin Europian të Mbetjeve miratuar nga qeveria në vitin 2005 spitali i Durrësit e ka një ndër kompanitë e preferuara për asgjësimin e mbetjeve.

Përpara një situate të tillë lind pyetja: ka bërë spitali i Durrësit verifikimet e nevojshme përpara se ti besonte një proces me rrezikshmëri për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, kësaj kompanie? Apo po shkel qëllimisht ligjin dhe po promovon një biznes të palicensuar për këtë qëllim?/abcnews.al

të fundit

Zhegrova dhe Openda prezantohen te Juventusi: Një ëndërr që u bë realitet

Në ditën e fundit të merkatos, Juventusi ka sjellë dy përforcime të rëndësishme: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Sot, të…

4 minutes ago

Dëshirë e Kombëtares dhe Kosovës, sulmuesi 17-vjeçar stërvitet me ekipin e parë të Bajern Mynih

Yll Gashi, është stërvitur me ekipin e parë të Bajern Mynih gjatë kësaj jave. 17-vjeçari është vendosur nën urdhrat e…

19 minutes ago

Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë…

34 minutes ago

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTÉ ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026 "nëse…

43 minutes ago

Parlamenti Evropian bën thirrje për njohjen e Palestinës

Asambleja e BE-së votoi në favor të një rezolute jo-detyruese, të dakordësuar nga grupet e shumicës qendrore. Parlamenti Evropian miratoi…

1 hour ago

Gjashtë Bashki hyjnë në zgjedhje të parakohshme lokale

Shkon në 6 numri i Bashkive që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku…

1 hour ago