“Të gjithë janë bukëshkalë”, Basha i qan hallet qytetarëve (VIDEO)

Kreu i opozitës, Lulzim Basha vazhdon të takojë njerëz të thjeshtë të cilëve iu qan halle dhe të japë mesazhe nga Facebooku i tij zyrtar.

Këtë herë ai është takuar ditën e sotme me disa qytetarë që jetojnë në pallat, një pjesë e të cilëve fëmijët i kanë në emigrim.

Teksa qytetarët i kanë qarë hallet e tyre, Basha i garanton se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë për një jetetsë më të mirë në Shqipëri.

“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”, shkruan Basha në facebook.


Shtuar 8.03.2020 18:30