“Të fala mamit”, batuta që lëshoi Rama me të rinjtë nga Kongresi

Po zhvillohet sot dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste. Takimi po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku të pranishëm janë dhe të rinjtë e Partisë Socialiste.

Studentë që kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit flasin për eksperiencën e tyre dhe arsyen pse kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri.

Një nga të rinjtë që mori fjalën ishte dhe një vajzë e re, e cila tha se pavarësisht bindjeve të djathta të nënës së saj, ajo zgjodhi PS. Por, kur mori fjalën kryeministri Edi Rama bëri një batutë që shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.

“Ajo që e ka mamin me PD, të fala mamit. Mami sheh larg, se e ka kuptuar që e ardhmja është këtu dhe vajza duhet të vijë në PS”, tha kryeministri, ndërkohë që komenti i tij u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit.


Shtuar 1.03.2020 11:36