Të dy mjekë, babë e bir humbin jetën nga koronavirusi

Babë e bir që të dy mejkë në Florida kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus. Carlos Francisco Vallejo, 57 vjec, besohet se është infektuar nga një prej pacientëve të tij dhe pesë anëtarë të familjes u infektuan, mes tyre edhe gruja e babai i tij, mjeku Jorge Vallejo.

Jorge, 89 vjec, mbeti i ve në vitin 2005, ndërsa Carlos, gjithashtu mjek, po punonte për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid. Ai kujdesej për 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin në tre azile pleqsh, të cilët kishin nevojë për kujdes mjekësor.

Të lidhura

None found

Të moshuarit e një qendre përfunduan në spital më 27 Qershor pasi Jorge, një gjinekolog dhe obstetër i dalë në pension, ndërroi jetë gjashtë ditë më parë në spitalin Palmetto. Ndërsa djali i tij Carlos punonte si shef pavijoni në këtë spital.

Carlos, babai i tre fëmijëve, humbi betejën e tij me sëmundjen më 1 Gusht, rreth 42 ditë pasi mbeti në kujdes intensive në Klinikën Cleveland në Weston. “Ne humbëm dy shtyllat e familjes tonë të madhe. Në sytë e mi, gjyshi im ishte ëndrra amerikane”, tha gazetarja Jessica Vallejo për Miami Herald.


Shtuar 12.08.2020 16:00