Të dënuar për trafiqe, OFL i dërgon formularin dy shkodranëve

Policia e Shtetit në kuadër të Operacionit forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë ndaj dy të dënuarve për prodhim dhe shitje narkotikësh në Shkodër.

Ata janë : Silvan Papaj dhe Sabah Rekaj.

Të dy këta persona duhet tu përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve të gjithë pyetjeve të OFL për pasurinë e tyre.

Njoftimi i Policisë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. P., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S. R., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Shtuar 7.10.2020 11:48