Policia e Durrësit ka arrestuar dy shoferë. Njëri prej tyre u kap në gjendje të dehur, ndërsa tjetri akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
None found
Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
A. I., 42 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Futbolli shpesh shkruan historitë më të bukura, dhe një nga më emocionalet vjen nga futbollisti i ekipit kombëtar të Spanjës…
Ndërsa vjedhjet e telefonave në rrugë po shtohen në qendrat kryesore turistike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, policia dhe…
Makinat elektrike janë bërë dukshëm më të lira në Evropë gjatë pesë viteve të fundit, me barazinë e çmimeve midis…
Studentët po përpiqen të kuptojnë se si të përgatiten për një fuqi punëtore të ardhshme të riformësuar nga inteligjenca artificiale…
Sony njoftoi sot se do të ndalojë publikimin e lojërave të reja për "PlayStation" në disqe fizike duke filluar nga…
Eqrem Avdullahu është dënuar me 4 muaj burgim për kërcënim nga kreut të OVL-UÇK-së Hysni Gucati. Këtë vendim i mirëpriti…