“Tapë” në timon dhe armë me vete, si u kap i “forti” në Vlorë

Një i ri është arrestuar në Vlorë për shkak se ishte në gjendje të dehur teksa i jepte makinës, ndërsa brenda në makinë mbante një armë sportive pa lejen e organeve kompetente.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin B.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

“Ky shtetas u kap në Bulevardin “Ismail Qemali” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, Policia ka gjetur një armë sportive pa lejen e organeve kompetente”, thanë blutë.


Shtuar 7.03.2020 12:45