Takoi persona që rezultuan pozitivë ndaj COVID 19, del përgjigjia e testit të Trump

Gjatë seancës së informuese të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Presidenti Donald Trump njoftoi se kishte bërë një nga testet që nxjerrin rezultatin për koronavirusin brenda pak minutash dhe se rezultati ishte negativ.

Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit, shkruan VOA.

“Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa ekonomia amerikane po vazhdon të ndjejë pasojat e krizës së koronavirusit, seanca e sotme informuese në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit.

Sekretari i Thesarit Mnuchin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për çdo amerikan, apo për sistemin bankar që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private. Sipas Sekretarit Mnuchin, pikësynimi është që fondet të mbërrijnë në destinacion gjatë javëve në vazhdim.


Shtuar 3.04.2020 06:09