Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, reagon Presidenti Thaçi

Me një postim në Twitter, Presidenti i Kosovës, thotë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat midis Kosoves dhe Serbise.

Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Thaci.

Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Tëitter, por nuk dha hollësi të tjera.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.


Shtuar 14.08.2020 07:25