Studentja bukuroshe bëhet virale, nga bloggere në vullnetare për koronavirusin në Shqipëri (VIDEO)

Nga fotot provokuese në vullnetare në sallën e emergjencave. Studentja e mjekësisë, Ingrit Marleka, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e vullnetarëve që punojnë te Qendra Kombëtare e Urgjencave. Ajo ishte e ftuar në Shqipëria Live dhe dha përshtypjet e saj për punën dhe vështirësitë që ka ai pozicion.

Asgjë anormale deri më këtu, por mjafton të kërkosh në Instagramin e saj dhe do të shohësh se Ingriti është një blogere suksesshme me mbi 200 mijë ndjekës dhe natyrisht hiret e saj bombastike janë më të ekspozuara.

Ingriti e ka pasion fotografinë dhe ka arritur të nxjerrë të ardhura nga Instagrami, por në krahun tjetër jep një shembull shumë pozitiv për të gjithë bashkëmoshatarët dhe njerëzit që e ndjekin. Vetëm duke qenë bashkë mund ta fitojmë këtë betejë dhe duke ndihmuar tjetrin. Një histori frymëzimi.


Shtuar 26.03.2020 09:23