Sulmuesi i Napolit për doktorët: Faleminderit për punën e palodhshme

Mertens nuk i ka harruar ata që e kanë më të vështirë këto ditë, mjekët, duke i falenderuar per punen qe po bejne.

Më të rrezikuarit këto ditë për shkak të koronavirusit natyrisht do të jenë edhe mjekët.

Ata janë gjithmonë në vijë të parë të frontit, duke tentuar të ndihmojnë të tjerët për të kaluar këtë situatë që ka kapluar gjithë botën.

Italia është vendi më i goditur me afër 25 mijë raste pozitive, derisa numri i të vdekurve ka shkuar 1809.

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, shfrytëzoi rrjetin social Instagram për t’i falënderuar gjithë mjekët për punën që po bëjnë.

“Kam parë gjitha videot që po i bëjnë për ju derisa ju po i ndihmoni të tjerët”, tha Mertens.

“E di se është kohë e vështirë për ju, por ju të gjithë jeni duke bërë punë fantastike. Faleminderit për gjithçka që po bëni”.

“Ju as s’mund të qëndroni afër familjes tuaj. Faleminderit dhe qëndroni të fortë”.


Shtuar 16.03.2020 20:49