Sulm terrorist në Gjermani, të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona janë vranë nga të shtënat me armë në qytetin gjerman Hanau, në afërsi të Frankfurtit.

Disa persona të tjerë u plagosën gjithashtu pasi një i armatosur hapi zjarr në orën 22:00 me kohën lokale të Mërkurën, tha policia.

I dyshuari u gjet më vonë i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi të dytë, sipas policisë.

Ndërkaq, mbetet ende i paqartë motivi i sulmit. Gazeta Bild raportoi se i dyshuari ishte një shtetas gjerman që dispononte leje për armë zjarri, dhe revista me municione dhe armë ishin gjetur në makinën e tij.


Shtuar 20.02.2020 07:25