Stuhi, borë dhe acar: Çfarë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim në Angli (FOTO LAJM)

Pas stuhisë “Ciara”, Britania e Madhe po përballet me acarin dhe dëborën që ka mbuluar vendin. Mirëpo, duket se nuk do të ketë qetësi për ta as këtë fundjavë. Raportohet se këtë stuhia “Dennis” do të prekë vendin gjatë fundjavës.

Rrugë të përmbytura, fluturime të shumta të anuluara, radhë të gjata trafiku, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pemë të rrëzuara në rrugë dhe linja treni. Kjo është situata e krijuar nga moti i ashpër dimëror që po prek Europën Veriore dhe atë Perëndimore.

Stuhia “Ciara”, apo “Sabine”, siç është emërtuar nga shtetet që flasin gjermanisht, u dobësua pak ndërsa u shpërnda në vende si Belgjika, Britania, Franca, Gjermania dhe Polonia duke shkaktuar kaos dhe 5 viktima, sipas raportimeve të agjencive ndërkombëtare të lajmeve.

Meteorologët europiane theksojnë se stuhitë janë të zakonshme në dimër, por kjo e fundit ishte pak më e ashpër për shkak të erës së fortë që shkoi deri në 130 kilometra në orë.


Shtuar 12.02.2020 08:18