Studentët shqiptarë të parët në Universitetin Teknik të Stambollit

Shumë studentë shqiptarë renditen ne vendet e para teksa vijojnë të marrin mësime apo të diplomohen në shtete të tjera.

Ditën e sotme në Turqi, është shpallur lista e të diplomuarve për bachelor të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin Teknik të Stambollit.

Sipas listës së shpallur, 8 të parët janë pikërisht studentë nga Shqipëria.

Ndërkohë, për shkak të notave të larta, universiteti është detyruar që të mos shpallë një të parë, por katër të parë dhe të gjithë ata janë shqiptarë.

Albeu.com mëson se katër të parët janë: Emiljo Mëhillaj në degën Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni me mesatare 3.99; Bianka Pajo me mesatare 3.96 në degën Inxhinieri Ndërtimi si edhe Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka në degën e Ekonomisë, raporton abcneës.al.

Ndërkohë, të dytët e universitetit janë shpallur Arlind Billa në degën Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni dhe Xhoela Bame në degën Biologji Molekulare dhe Gjenetikë.

Vendin e tretë e mori Alket Çiku në degën Inxhinieri Ndërtimi me mesatare 3.94.

Autoriteteve të universitetit u ka bërë përshtypje fakti se tetë të parët e këtij viti ishin shqiptarë, ndërsa po ashtu, e para e vitit të kaluar ishte sërish një shqiptare dhe pikërisht Ida Gjergji.


Shtuar 27.08.2020 12:17