Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz i dy vëllezërve Haxhia në Durrës.
Eshtë pikërisht bashkëpunëtori i policisë, 22 vjeçari nga Durrësi i cili akuzohet se ekzekutoi dy vëllezërit i cili ka hedhur drite mbi disa ngjarje kriminale të porositura dhe të ekzekutuara nga vetë ai dhe 33 vjeçari Altin Ndoci.
Klevis Alla ka deklaruar se, vëllezërit Haxhia strehuan një nga grabitësit e Rinasit, shkruan abc news. Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor e ka lidhur vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe me grabitjen e bujshme të Rinasit.
22 vjeçari ka pohuar se kanë marrë pjesë në të paktën katër ngjarje kriminale.
Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe dy autorët kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, me datë 2 mars.