SKANDAL/ Drejtoresha e Kufirit Enkeleda Toska, e përfshirë në trafikun e arabëve

Një investigim i Top Story, ka nxjerrë në pah një sërë emrash të rëndësishëm të përfshirë në trafiqe me arabët.

Një nga këta emra është edhe Enkeleda Toska, zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit.

Ajo akuzohet se ka ndihmuar bashkëshortin e saj, Sami Hoxhën të hapë kompani fantazmë për arabët në Shqipëri për të ndihmuar trafikun.

Ky fakt zbulohet pasi mes disa trafikantëve arabë, denoncuesi tregon edhe për një person me emrin Sami.

Ai e identifikon atë përmes fotove në internet.

“Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Bëhet fjalë për Sami Hoxhën, gruaja e të cilit është drejtoreshë në “Drejtorine Raionale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”.

Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018. Këtu kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar mirë dhe me lidhje të forta me strukturat e policisë së shtetit. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2020 06:34