Sipas sinoptikanëve, kur do të mbarojnë reshjet në Shqipëri?

Dita e enjte parashikohet nga sinoptikanët me vranësira mesatare e të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, prej orëve të mesditës do nisin gradualisht pakësime të vranësirave dhe kthjellimet.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të 24 orëshit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve.

E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës

Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9°C deri në 20°C
zonat e ulëta 11°C deri në 28°C
zonat bregdetare 13°C deri në 27°C


Shtuar 7.10.2020 12:07