Si u zgjerua harta: Raste të reja në Tiranë, Shkodër dhe Krujë

Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone. Ne 24 oret e fundit jane konfirmuar 7 raste te reja me koronavirus ne vend dhe ne total ne vend kemi 773 persona te infektuar.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Sa i takon rasteve te fundit te konfirmuara, 3 raste jane zbuluar ne Kruje, dy ne Tirane dhe dy ne Shkoder. Zona keto ku ka shenuar zgjerim se fundi harta e te prekurve me koronavirus.

Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Të prekur:

Tiranë 320
Shkodër 110
Krujë 105
Durrës 42
Fier 37
Kurbin 31
Korçë 19
Elbasan 18
Kukës 18
Lezhë 14
Has 14
Kavajë 9
Lushnje 7
Vlorë 5
Pukë 5
Mirditë 5
Rrogozhinë 4
Tropojë 4
Berat 4
Mallakastër 1
Mat 1


Shtuar 30.04.2020 09:14