Ditën e sotme është ndarë nga jeta Moikom Zeqo, pasi nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, prej së cilës vuante prej vitesh.
Amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë, por ceremonia e varrimit mund të shtyhen deri të shtunën apo të dielën, pasi familjarët janë në pritje të djalit të tij që ndodhet në Amerikë.
Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.
Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.
Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht.