Shtohet numri i pacientëve në spital, sa prej tyre vijojnë të jenë aktivë

Teka numri i infeksioneve në vend ka shkuar në 1029, ministria shton se ka sërish shtrime të reja në spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Gjithashtu, ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë dhe në total rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.


Shtuar 26.05.2020 09:32