Shtohen të infektuarit në Gjirokastër, si u zbuluan rastet e reja

Katër raste të reja janë konfirmuar këtë të enjte në Gjirokastër.

Abc Neës raporton se rastet e reja janë raste kontakti, 3 janë familjarët e të infektuarit të parë na lagjia Zinxhira në Gjirokastër, kurse personi tjetër është një ish zyrtar.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar 67 raste të reja duke e çuar në 2114 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, mes të cilëve 48 kanë humbur jetën.


Shtuar 25.06.2020 06:12