Shtohen sërish rastet në shkodër, sa persona rezultuan të infektuar sot

Në vend ka shpërthyer një valë e papritur infeksionesh. Abcnews.al shkruan se në Shkodër janë konfirmuar sot 4 raste të reja me koronavirus.

Mësohet se të infektuarit e rinj janë janë familjarë të rasteve të mëparshme.

Ditën e djeshme në Shkodër u shënuan 9 raste, ndërsa në të gjithë vendin u arrit rekordi. ISHP njoftoi dje 42 raste të konfirmuara, numri më i lartë ky që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë pritet që edhe sot numri të vijojë të jetë i lartë. Për herë të parë në hartën Covid, ditën e sotme është futur Gjirokastra, pasi ka rezultuar pozitiv një burrë i cili ndodhet i shtruar në QSUT.


Shtuar 11.06.2020 08:10