Shtatë vite nga ekzekutimi i komisarit Dritan Lamaj, Komisioni i Ligjeve mban 1 minutë heshtje

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë mbajtur sot 1 minutë heshtje në përkujtim të kryekomisarit Dritan Lamaj, i ekzekutuar 7 vite më parë.

Ka qenë deputeti Alket Hyseni ai që ka propozuar mbajten e 1 minute heshtje, dhe shtoi se duhet sekuestruar sa më parë pasuria e krimit, që shtiu dhe mbi komisarin.

Kujtojmë se Dritan Lamaj, u vra në shkurtin e 2013-tës në Tiranë, ndërsa për ngjarjen është dënuar biznesmeni Arben Frroku, vëllai i të cilit, Marku ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe koleg me Hysenin.


Shtuar 24.02.2020 10:13