Shtatë në terapi intensive, si paraqitet gjendja e të infektuarve në spitalet COVID

Ditën e sotme, kanë rezultuar pozitivë vetëm 6 raste të reja teksa numri i të shëruarve nga pandemia është pothuajse 67 %, sqaron ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive, sqarojnë autoritetet.


Shtuar 3.05.2020 09:35