Ditën e djeshme, një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë.
Departamenti i policisë në Tyrnavos të Greqisë nisi sot kërkimet pas denoncimit të zhdukjes së tij gjatë ditës së djeshme.
Katër burra nga Departamenti i Zjarrit i Larisës janë gjithashtu të përfshirë në kërkim, pasi policia kërkoi ndihmën e tyre. Ende nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes.