Duket se premtimet e Ramës për të mos braktisur “bijtë e shqipes” në vendet e botës, sot kanë marrë formën që pritej.
Kryeministri ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka bërë të ditura çmimet që do të paguajnë shqiptarët që do të riatdhesohen me “Air Albania” nga Roma.
Rama ka theksuar se paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi. Ndërkohë 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.
Por ajo që ngre dyshimet në gjithë këtë, është fakti se shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi tjetër zgjedhje për t’u kthyer në Shqipëri përveçse Air Albania.
Madje edhe hotelet janë përzgjedhur me vendim të qeverisë duke vendosur kështu në çdo detaj edhe për shpenzimet që këta individë do detyrohen të paguajnë
Postimi i Plotë
“SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA✈️
PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN ME STANDARTET ANTICOVID19, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN😍
BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË🙏
#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje
*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht /albeu.com/