Policia e Tiranës vijon goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, teksa së fundmi janë arrestuar dy vëllezër.
Finalizohet operacioni policor i koduar “SHOCK”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë teksa kapen dhe arrestohen D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Policia ka ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
