Shpejtësia përtej normave të lejuara, futbollisti i Totenhemit në telashe

I riu mjaft i talentuar i Totenhemit, Stivën Bergijn rrezikon t’i hiqet patenta, për shkak se ka shkelur normat e lejuara të shpejtësisë në një zonë të banuar.

Bëhet fjalë për datën 9 gusht 2019, kur ish ylli i PSV-së u kap nga kamerat e sigurisë duke ecur me 145 km/h në një zonë të qytetit të Eindhovenit ku shpejtësia maksimale varion nga 49.6 km/h deri në 65.6 km/h.

Tashmë 22 vjeçari holandez rrezikon jo vetëm një gjobë të madhe, por edhe një pezullim disamujor të patentës.


Shtuar 20.02.2020 19:25