Shoferi i linjës ngacmon s*ksualisht 12 vjeçaren

Një 52 vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë për veprime të turpshme ndaj një vajze 12 vjeçare.

Sipas informacioneve të marra, 52 vjeçari ishte shofer furgoni i linjës Lushnje Bubullime dhe në kohë të ndryshme ka ngacmuar 12 vjeçaren.

Ka që kjo e fundit se bashkuar me familjarët e saj ka denoncuar në polici rastin.

Më herët një tjetër ngjarje e ngjashme u raportua në Pogradec.

Një 46-vjeçar, çoban delesh kishte përdhunuar për 1 muaj rresht një vajzë 13 vjeçare të cilën dhe e kishte dhunuar mizorisht.


Shtuar 12.09.2020 10:00