Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Turan të Tepelenës.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në persona por vetëm materiale, nga shkrumbimi i banesës.
Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Sifi Muça. Atij i është djegur dhoma e gjumit dhe një shumë prej 200 mijë lekësh të reja.
Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur njerëz në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon punën për zbulimin e shkaqeve.