Në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë djegur tre automjete në pronësi të një 51 vjeçari dhe dy shtetasve të tjerë në Korçë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.