Shkon në tre numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës në Greqi, një prej tyre fëmijë

Vijon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në shumë vende të botës.

Në shtetin fqinj, Greqi ka shkuar në tre numri i të infektuarëve. Mësohet se gruaja e prekur nga koronavirusi ishte kthyer nga Italia ku përveç 38 vjeçares, simptoma të lehta paraqet dhe fëmija e saj.

I infektuari i parë është një burrë nga Pireu, ndërsa nuk jepen më shumë detaje, nëse ai ka qenë në ndonjë nga shtetet e prekura masivisht nga ky virus.


Shtuar 27.02.2020 12:16