Shkon në 87 numri i viktimave në Greqi, si paraqitet situata e pacientëve të infektuar

Numri i viktimave nga koronavirusi po shtohet edhe në shtetin fqinj, Greqinë.

Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 71 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në 1.955, referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deklaruar nga Zv.ministri, Sotiris Tsiodras.

Sipas Tsiodras, 79 pacientë janë duke u trajtuar në intubim, ndërsa 16 janë nxjerrë nga njësia e kujdesit intensiv.

Tsiodras njoftoi edhe tre vdekje të reja nga koronavirusi në Greqi, ditën e djeshmen 9 prill dhe tani numri i përgjithshëm i vdekjeve është 86. Mosha mesatare e të vdekurve është 73 vjet dhe mbi 86% kishin një sëmundje të mëparshme ose ishin të moshuar, domethënë mbi moshën mbi 70 vjeç. Nga viktimat 23 ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra, shkruan Zougla.

Më vonë, një burrë tjetër vdiq nga koronavirusi në Greqi. Ai është një 79-vjeçar nga Kastoria dhe konkretisht nga Mesopotamia, i cili ishte në karantinë.

Pacienti ishte shtruar në spital për 10 ditët e fundit në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit AHEPA në Selanik.

Deri më tani, në Greqi janë kryer 33.664 teste laboratorike.

Mosha mesatare e intubimit është 67 vjeç, ndërsa 16 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 77% e pacientëve me intubacion vuajnë nga sëmundje të mëparshme.

Nga rastet, 57% janë burra dhe 518 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 734 janë infektuar nga një rast i mëparshëm.

Lidhur me ata që kanë kontraktuar koronavirus në Greqi, Tsiodras tha se 30% janë midis 18-39 vjeç, 35% e tyre midis 40 dhe 59 vjeç dhe 21% janë 65 vjeç dhe më të vjetër.


Shtuar 10.04.2020 07:39