Shkon në 26 numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i personave të prekur nga koronavirusi deri në ora 12:00 të ditës së sotme është 26.

Gjatë mëngjesit të sotëm janë testuar 10 pacientë. Tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Pozitivë janë testet e tre pacientëve të cilët janë testuar në Klinikën “Zhan Mitrev”, ndërsa për to Institutit i Shëndetit Publik ka kryer teste kontrolluese, të cilat vetëm se kanë konfirmuar rezultatin paraprak.

Mësohet se fatmirësisht gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.


Shtuar 17.03.2020 12:09