Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 67 vjeçaar është mbytur në liqen.
Nga familjarët mësohet se viktima i identifikuar si Sulejman Sylja kishte dalë për të peshkuar, por nuk ishte kthyer më.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit Sylja u gjet pranë liqenit të Shkodrës. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
