Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alket Mersini është shkarkuar nga detyra.
Ky vendim i marrë nga KPK, ka ardhur pas dyshimeve për burimet financiare për dy apartamente dhe një vlerë 40 mijë euro që një kompani ndërtuese kishte depozituar në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij.
Së fundi Mersini ishte një nga prokurorët që po hetonte lidhur me dëmet që la pas tërmeti i 21 Nëntorit të vitit të kaluar në Tiranë.