Shifra tmerri, si paraqitet situata e COVID 19 nëpër botë

Sipas të dhënave më të fundit, numri i personave të infektuar në gjithë botën është 2.332.466.

Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 160.784 dhe i të shëruarve në 600.006. Europa është vatra e infeksionit, ku numri i viktimave në shtete si Britania, Italia, Franca dhe Spanja është mjaft i lartë.

Edhe në SHBA situata është dramatike. Mirëpo, Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet pati 540 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët ditore në më shumë se dy javë.

Duke folur në një konferencë shtypi, zoti Cuomo tha gjithashtu se shtrimet e reja në spitale vazhdojnë të vërtiten në shifrën 2000, duke shtuar se ky është gjithsesi një numër i madh.

Nju Jorku, që është edhe shteti i goditur më rëndë nga COVID-19, urdhëroi vënien e detyrueshme të maskave ose të mbulesave të fytyrës në publik për të frenuar përhapjen e virusit.


Shtuar 19.04.2020 06:32