Pas raportimeve për një ngjarje të ndodhur këtë të hënë në Pogradec, ku mbetën të plagosur dy persona, ka ardhur edhe reagimi i policisë e cila përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se konflikti ka ndodhur mes shtetasve B. T., dhe B. Z., ku dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.
Mësohet se dy të plagosurit, ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme proceduriale.
“Më datë 10.08.2020, rreth orës 15:00, në fshatin Rëmenj, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.
Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.