Shëronte të infektuarit nga COVID-19?! Bllokohet vizita në liqenin rozë

Ngjarje të tilla si pandemitë, natyrisht lënë vend për t’u komentuar edhe pas qindra vjetësh, ndërsa përmasa e tyre dhe impakti që kanë në jetët njerëzore, është një anë tjetër e medaljes, ku secili tregon historinë e tij dhe mënyrën se si e ka përjetuar.

Koronavirusi ende ndodhet mes nesh, madje shumë kokëfortë për të deportuar në secilin, e momentalisht është në dorën e secilit për të qëndruar sa më i mbrojtur për të mos u ‘përleshur’ me këtë virus vdekjeprurës sikurse e kanë konsid4ruar autoritetet shëndetësore në gjithë botën.

Liqeni Kobeytuz në Kazakistan është njëri prej më të bukurve në botë, me një ngjyrë rozë të mrekullueshme i cili merr pamjen e rrallë falë disa algave që rriten në baltën poshtë tij.

Por edhe pse është një prej vendeve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj, autoritetet në Kazakistan janë detyruar të bllokojnë hyrjet.

Kjo vjen pas lajmeve të përhapura se uji i kripur i liqenit, që ndodhet në lindje të kryeqytetit të Kazakistanit Nur Sultan, ndikon në shërimin apo mbrojtjen nga Covid-19, ndërsa njerëzit u dyndën masivisht për të shpëtuar nga pandemia. Disa madje merrnin baltën duke e shitur me shishe online, si ilaçi kundër Covid-19.

Kjo detyroi ndalimin e vizitorëve nga autoritetet që sipas tyre, liqeni ka pësuar dëme të shumta për shkak se sistemi ekologjik atje është tepër i brishtë. Do të duhen, thonë ata, 10 deri në 15 vite që gjërat të rikuperohen, ndërsa shumë prej atyre që besonin në një ‘dogmë’ të tillë kanë mbetur të zhgënjyer.


Shtuar 13.08.2020 20:45