Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm është shënuar viktima e dytë në vendin tonë nga COVID 19.

Mësohet se viktima është 66 vjeçari nga Lushnja i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Kujtojmë se në vend, numri i të prekurve ka shkuar në 55 teksa numri i viktimave dy.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.


Shtuar 18.03.2020 07:35