Shënohet viktima e 11-të, shtohet numri i të prekurve në vend

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se është shënuar viktima e 11. Bëhet me dije se bëhet fjalë për një 79 vjeëar.

Gjithashtu, ka shkuar në 223 numri i të prekurve nga koronavirusi. Ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv 11 raste.

Ministria thekson se duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Shtuar 30.03.2020 09:03